KreuCelebrity

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur Meat Loaf!

Këngëtari dhe aktori Meat Loaf ka humbur jetën në moshën 74-vjeçare. Gjatë karrierës së tij ai spikati me albumin “Bat Out of Hell”, me të cilin pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe u bë një nga më të shiturit e të gjitha kohërave.

“Zemrat tona janë thyer, ju njoftojmë se i pakrahasueshmi Meat Loaf ndërroi jetë sonte në krah të bashkëshortes së tij Deborah”, thuhej në një postim të publikuar këtë të premte në faqen zyrtare të yllit në Facebook. Shkaku i vdekjes është ende i paqartë.

Karriera e muzikantit rock u shtri në gjashtë dekada në industrinë e muzikës dhe filmit.

Meat Loaf ishte gjithashtu i njohur për këngën “I’d Do Aything for Love”, dhe për rolin e Eddie në filmin kult “Rocky Horror Picture Show”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF