Aktorja Priyanka Chopra u bë tani emri më I fundit që preferon të sjellë në këtë botë një fëmijë përmes dikujt tjetër. Duket se gjithmonë e më shumë yje po preferojnë nënat bartëse për të lindur fëmijët e tyre.
“Jemi të lumtur të konfirmojmë se jemi bërë me një fëmijë nga një nënë surrogate. Me respekt kërkojmë privatësi gjatë kësaj kohe të veçantë, ndërkohë që fokusohemi te familja jonë,” shkroi Priyanka dhe I shoqi, Nick Jonas.
Në fakt, gjithmonë e më shumë të famshëm janë duke përdorur këtë mënyrë për t`u bërë me fëmijë. Një pjesë shtyhen nga fakti që mund të kenë probleme fertiliteti, por jo të gjithë. Në fakt, mjaft ndjekës në internet nuk janë yë bindur se të gjithë të pasurit që përdorin këtë lloj metode, e bëjnë sepse kanë probleme të sjellin vetë fëmijë në jetë por thjesht zgjedhin “të paguajnë për ta pasur atë gati”.
Një sërë emrash të njohur kanë përdorur nënat bartëse si Kim Kardashian, Sarah Jessica Parker, Nancy Juvonen Fallon, Tyra Banks, Elizabeth Banks, Ellen Pompeo etj dhe fenomeni po përhapet gjithmonë e më shumë.