KreuCelebrity

Si të gatuajmë më së miri kadaifin me arra? Ja receta!

Në këto ditë të ftohta fundjave nuk duam asgjë tjetër veçse të hamë ushqime të shijshme dhe të qëndrojmë ngrohtë në shtëpi.

A nuk do të ishte ideale kjo recetë për një ditë si kjo..?

Më poshtë keni të gjitha hapat si ta përgatitni kadaif me arra:

PËRGATITJA E MBUSHJES

Përziejmë arrat me kanellën dhe i lëmë mënjanë.

Në këtë moment, kadaifin mund ta përgatisim në dy mënyra:

 

1.KADAIF ROLE

Për të përgatitur kadaifin rolè, e ndajmë kadaifin në 24 pjesë. Çdo pjesë e hapim në formë gjatësore, vendosim në mes një lugë mbushje me arra dhe e rrotullojmë në formë rolèje duke i vendosur copat njëra pas tjetrës në një tavë të lyer me gjalpë. I spërkasim sipër me gjalpin e mbetur përpara se ta pjekim në furrë.

KADAIF I SHTRUAR

E ndajmë kadaifin në dy pjesë të barabarta. Shtrojmë si fillim në tavën e lyer me gjalpë gjysmën e kadaifit, hedhim të gjithë mbushjen me arra duke e shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme dhe shtrojmë sipër edhe kadaifin e mbetur. E spërkasim sipërfaqen me gjalpë përpara se ta pjekim në furrë.

PJEKJA

E pjekim në furrë të parangrohur në 160°C për 50-60 minuta, apo derisa në sipërfaqe të ketë marrë ngjyrë të artë. E lëmë të ftohet plotësisht përpara se ti hedhim shurupin.

 

SHERBETI

Vendosim në një tenxhere ujin, sheqerin dhe lëngun e limonit. E ziejmë për 7 minuta që nga fillimi i marrjes valë të shurupit duke e përzierë në mënyrë që sheqeri të shkrihet plotësisht. Pas kësaj, ia hedhim me lugë kadaifit tashme të ftohtë derisa ta thithi të gjithë sherbetin (pra kadaifi i ftohtë, sherbeti i nxehtë). E lëmë një natë ose 8-10 orë në mënyrë që të sigurohemi që i gjithë shurupi është thithur nga kadaifi. Më pas e shërbejmë të ndarë në copa.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF