Gjatë spektaklit të kësaj të premte nga shtëpia e “Big Brother VIP” u eliminua këngëtarja Beatrix Ramosaj, teksa ishte në nominim me Donaldin dhe Einxhel.
Aktori, i cili prej javësh është në një lidhje me Beatrixin, është shfaqur shumë i mërzitur pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Disa prej banorëve i kanë qëndruar pranë, ku ai ndau me ta shqetësimin se ka frikë se si Beatrix do ta përjetojë situatën jashtë, duke marrë me mend se lidhja e tyre nuk është pritur mirë nga pjesa më e madhe e publikut.
“E vetmja frikë që kam është pjesa jashtë, aty e kam mendjen. Vetëm për atë më ngel mendja”, tha ai.
Pjesë nga biseda:
Iliri: Katër javë edhe e sheh
Donaldi: Po, po
Beniada: Një javë iku
Donaldi: E di, ky është formati. Unë e di ku jam, ku jam futur
Iliri: Një person që ta do zemra e nuk është këtu
Egzona: Iliri po do me thënë ‘tash më kupton mu’. Apo jo Ilir?
Iliri: Atë e di ai
Donald: Si eksperiencë është fantastike
Iliri: Është shumë e sjellshme
Donaldi: E vetmja frikë që kam është pjesa jashtë, aty e kam mendjen. Vetëm për atë më ngel mendja





Horoskopi ditor, e shtunë 22 janar 2022











Balina Bodinaku përfundon në spital!



Horoskopi ditor, e premte 21 janar 2022
