KreuCelebrity

Arrestohet prifti në Greqi, përdhunonte prej 4 vitesh adoleshenten shqiptare!

Një prift grek 37 vjeç është arrestuar këtë të premte, pasi akuzohet se ka përdhunuar dhe keqtrajtuar seksualisht një vajzë të mitur.

Ka qenë denoncimi i 16-vjeçares, e cila u ka thënë hetuesve se makthi i saj ka nisur që në moshën 13-vjeçare dhe ka zgjatur për gati 4 vite.

Autori i ngjarjes shërbente në një kishë në lagjen Kato Patisia të Athinës, zonë në të cilën banon edhe familja shqiptare.

37-vjeçari ka mohuar akuzuat, por autoritet kanë konfirmuar autorësinë e tij në përdhunimin e të miturës, pasi në kompjuterin e tij janë gjetur materiale pornografike.

Prifti grek u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta çojë në burg, ndërsa gjatë mbrëmjes të së premtes raportohet se ka edhe të paktën një denoncim të dytë për akt të njëjtë prej tij.