Një nga gazetarët më të vjetër në Top Channel, Alban Dudushi befasoi shumëkënd kur u largua nga ky ekran, edhe pse aty la pas partneren e tij, Bieta Sulon.
Ai e kishte nisur rrugëtimin televiziv si gazetar politik që prej vitit 2001 me emisionin “Ora 0”.
Por tani, një video e publikuar nga Elona Duro ka ngritur dyshimet e një rikthimi të Dudushit. Gazetarja ka ndarë një moment pranë Albanit në ambientet e grimit të Top Channel, ndërsa aty afër është edhe Bieta. “Kush është këtu? Alban Dudushi”, tha Elona duke qeshur.
Të dyata kanë punuar bashkë dikur në “Top Shoë Magazine”, e nuk I dihet, mbase kanë ndonjë projekt tjetër bashkë!