Dj Sardi u bë baba për herë të parë, dhe nuk e mban dot gëzimin! Artisti e njoftoi vetë në rrjetet sociale ardhjen në jetë të djalit të tij, të cilin shihet duke e mbajtur në krahë.
“GJITHE BOTA MU SHEMB PERPARA TEJE . Zais Denzel Shehu 22.01.2022”- ka shkruar Sardi, duke treguar kështu dhe emrin që kanë zgjedhur me vogëlushin së bashku me partneren e tij.
Sardi ka qenë përherë mjaft I rezervuar për jetën private dhe vetëm një vit më parë e rrëfeu lidhjen me Jonisën.
Në muadjin dhjetor, ai tregoi se ishin në pritje të një fëmije përmes disa fotoje ku shfaqej me partneren e ku dilte në pah barku i saj i rrumbullakosur.