KreuCelebrity

The Weeknd, artisti më i dëgjuar në botë!

The Weeknd e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2022, duke u bërë këngëtari më i dëgjuar në botë në “Spotify”.

Ai ia ka kaluar Justin Bieber duke arritur numrin e 86 milionë klikimeve në muaj, shifër kjo që vetëm rritet. Suksesi është shtuar sidomos pas publikimit të albumit të tij më të ri “Dawn FM”.

Artisti shumë i njohur kanadez, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye ka hyrë edhe më parë në historinë e platformës digjitale Spotify me hitin ‘Blinding Lights’, e cila ka qëndruar në top 10 më të dëgjuarat për një vit të tërë.

Kënga “Blinding Lights” ka hyrë edhe në historinë e “Billboard” si e para që kryesoi të gjitha listat. Prej 90 javësh, projekti qëndroi në vendin e parë të “Billboard 100”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF