KreuCelebrity

“Jam e frikësuar”, Ronela Hajati do të performojë e para në Eurovision!

Këngëtarja Ronela Hajati u shpall fituese e Festivalit të 60-tëtë Këngës në RTSH, me këngën “Sekret”

Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision dhe së fundmi ka ndarë lajmin se është renditur si artistja e parë që do të përformojë në natën e parë të festivalit europian.

 

“Ok, tani jam e frikësuar”, shkroi Ronela Hajati, e cila do të duhet të përfaqësojë në mënyrë dinjitoze Shqipërisë,  duke marrë parasysh faktin se e gjithë vëmendja do të jetë tek ajo pasi është këngëtarja e parë që do të performojë në Eurovision këtë vit.

Shorti i ndarjes së performancave në gjysmëfinalen e Eurovision Song Contest 2022 u zhvillua në Palazzo Madama e Casaforte degli Acaja. Këtë vit festivali më i madh muzikor evropian do të zhvillohet më 10, 12 dhe 14 maj në Pala Olimpico në Torino, Itali.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF