KreuCelebrity

30 vjet martesë, Sting dhe Trudie rrëfejnë sekretin! 

Gushtin e vitit të kaluar, ylli i muzikës, Sting dhe e shoqja Trudie Styler festuan gati 3 dekada martesë. Në botën e shoëbizit, zor të gjenden martesa që jetojnë kaq gjatë. Por ky është një nga shembujt konkretë që tregojnë se dicka e tillë nuk është e pamundur.  Por cili është sekreti i ciftit?

Ai nis me faktin që marrëdhënia e tyre u ngrit mbi një raport miqësie. “Ne kënaqemi në shoqërinë e njëri-tjetrit. Dashuria është pasion, por të pëlqesh dikë dhe të shijosh shoqërinë e njëri-tjetrit është pak më ndryshe nga pasioni dhe zgjat më shumë se ky i fundit. Martohu me mikun tënd më të mirë”, thotë Sting.

Këngëtari rrëfen gjithsesi se kur e pa Trudien, e kuptoi menjëherë se e donte. “Më dukej sikur njiheshim prej një jete,” tha ai. Pra, beson në dashuri me shikim të parë.

Edhe pse marrëdhënia e tyre pati një fillim të vështirë, dyshja i tregoi kohës dhe njerëzve se e kishin seriozisht. Ndërkohë, që të dy kishin nxjerrë mësime nga lidhjet e mëparshme, por edhe marrëdhëniet toksike të prindërve të tyre. Të dy besojnë tek rëndësia e komunikimit, edhe kur nuk pajtohen për dicka përpiqen të bëjnë bisedë e ta kthejnë në sherr, janë një familje e madhe me fëmijë e nipër dhe e shijojnë cdo moment, ndërsa kanë edhe lirinë që të bëjnë vecant gjërat e tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF