KreuCelebrity

Familjarët kundër Georgina Rodriguez: Mosmirënjohëse dhe djallëzore! 

Sa vjen e shtohet kureshtja për dokumentarin që Netflix përgatitet të transmetojë në fund të janarit mbi jetën e Georgina Rodriguez, ku duket se nuk do të mungojnë edhe detaje të papërmendura më parë nga jeta e partneres së  Cristiano Ronaldos. The Sun citon dajën e saj, Jesus Hernandez të bëjë disa deklarata mjaft të ashpra për mbesën e tij. Ai rrëfeu se kishte ndihmuar në rritjen e Georginës pasi i ati iu burgos në vazhdën e një komploti kontrabande droge, megjithatë, nuk ka marrë ndonjë mironjohje prej saj.

“Ndoshta i vjen turp nga ne dhe kujton se është më e mirë sesa ne për faktin që nuk kemi jetuar në luks. Por, unë kurrë nuk i kam kërkuar gjë asaj. Ka telefonuar vetëm dy herë që kur doli lajmi se është lidhur me Cristianon. Unë e kam rritur atë dhe motrën e saj, i kam blerë rroba, i kam paguar dritat dhe ujin. Jetoi me mua deri në adoleshencë, pasi babai i saj u fut në burg për drogë”, tregon ai.

Jesus shtoi se mbesa nuk e lajmëroi kur vdiq i ati, në vitin 2019: “Nuk e di pse nuk na njoftoi. Kur e mora vesh, u përpoqa të lidhesha me të, por nuk ktheu përgjigje. I shkrova Cristianos në Facebook dhe i thashë që ka një grua djallëzore në krah”.

Por ankesa ka edhe motra e saj, Patricia. “Kishte ditëlindjen djali im dhe i kërkova një fanelë të firmosur nga Cristiano, por më tha që nuk ishte e mundur, pasi nuk donte të bezdiste Cristianon sepse ai ishte me pushime”, tha ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF