Rrugëtimi i saj brenda “Big Brother VIP” ishte i shkurtër, megjithatë mjaftoi që Xheisara të arrinte të krijonte marrëdhënie, sa të mira, ca jo dhe aq. Ajo pati një përplasje me Einxhel, dhe arriti të thoshte se nuk e duronte dot.
“Në rastin konkret në muhabetin me Einxhel, realisht e kam menduar nga jashtë që do të ishte më suportuese. Kam ardhur brenda dhe kam parë që është shumë e përfshirë në lojë.E ka, duruar për një jave duke më hedhur kunja lart e poshtë, sepse më ka hedhur kunja pafund. Jam përtypur. Meqë doli, reagova. Po mos të kishte dalë, nuk do të kisha reaguar. Nuk bie pre e provokimeve të këtyre unë.”,- pati thënë ajo.
Por pas daljes nga BBV, duket i sheh gjërat ndryshe. Në një pyetësor , Xheisarën e kanë pyetur se ç’mendon për Einxhel dhe kënëgtarja dha këtë përgjigje:”Mendoj që është njuë super vajzë me super karakter dhe super e dashur”.