Në spektaklin e kësaj të hënë në programin e dashurisë “Love Story” u krijua çiftin i parë, të cilët vendosën të njihen jashtë programit.
Klaudia i tha “po” propozimit të Andit për të qenë partnerja e tij e tashmë ka ardhur momenti të vazhdojnë një etapë të re së bashku.
Ata së fundmi kanë qenë të ftuar të “Rudina”, ku kanë ndarë emocionet e asaj nate dhe planet e tyre për të ardhmen. Klaudia jeton në Firence e Andi në Sarandë dhe koha do ta tregojë nëse largësia do të ndikojë për mirë në marrëdhënien e tyre apo për keq.
Bisedë në studio:
Rudina Magjistari: “Larg syve, larg zemrës” është një shprehje e popullit. Fakti që do të jeni në distancë, mendoni se do t’iu afrojë më shumë apo do ta vështirësojë raportin tuaj?
Klaudia: Këtë akoma nuk e kem menduar, por që koha do ta vërtetojë, do ia lëmë asaj.
Andi: “Larg e për mall” është një shprehje që thotë populli se kur je afër ndonjëherë fillojnë grindjet, por siç e thashë kemi një periudhë kur ke punë. Unë kur u futa në “Love Story” kisha disa plane pa i mbyllur dhe më duhet t’i përfundoj sepse të gjithë përveç dashurisë, e kemi pasur një synim. Të them të drejtën, kam qejf të hap një shoqatë bamirësie. Para disa muajsh e kisha nisur si nismë, por më pëlqen që ta vazhdoj këtë gjë. Kam përshtypjen se përveç kësaj ndjenje të bukur që fitova në “Love Story”, do më ndihmojë dhe për diçka tjetër.
Rudina Magjistari: Klaudia, ti sa e gjen veten në projektet e Andit?
Andi: Për momentin mua më pëlqen kuzhina. Disa gjëra të përbashkëta i kemi.
Rudina Magjistari: E ke menduar që restorantin ta hapësh në Sarandë dhe jo në Firence?
Klaudia: Do ta mendojmë.
Andi: Do ta provojmë, jo ta mendojmë