KreuCelebrity

Lumi i Vjosës dhe lumi i Shalës shpallen zona të mbrojtura!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njoftoi mesditën e sotme se lumi Vjosa dhe lumi i Shalës janë shpallur zona të mbrojtura.

“Kurorëzohet me dy vendime të Këshillit të Ministrave një punë shumë e gjatë e Ministrisë së Kulturës për të bërë një rishikim të të gjitha zonave ekzistuese të mbrojtura, duke pasqyruar gjithçka ka ndodhur në territor në 30 vitet e fundit, ku shpeshherë nuk janë respektuar këto koordinata.

Ky proces, pasi ka kaluar në të gjitha institucionet, u përfundua me të gjitha saktësimet dhe hartat përkatëse me dy vendime.

Me këtë proces kemi jo vetëm përditësim, por edhe shpallje të zonave të reja, siç është lumi i Vjosës dhe lumi i Shalës, të cilat do të jenë zona të mbrojtura në nivelin “park natyror”.

Kemi edhe një lajm të mirë që është shpallja e Parkut të Alpeve të Shqipërisë, ku kemi një riorganizim të disa hapësirave siç është Thethi, lumi i Gashit, Valbona duke i përfshirë në një territor më të gjerë gati 20 ha. Në total sot nga 18% e territorit të zonave të mbrojtura, sot edhe me verifikim në territory kemi 21%”, u shpreh ministrja e Turizmit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF