Fifi hyri mbrëmjen e kësaj të martë në “Big Brother VIP” për të surprizuar aktoren Monika Lubonja, me të cilën ka patur një marrëdhënie të ngushtë.
Para se të largohej ajo u fut edhe një herë brenda shtëpisë ku kaloi ditë të tëra plot energji dhe emocione të shumta.
Një përqafim i ngrohtë dhe prekës ishte edhe ai me Donaldin, teksa dëgjohet që i thotë: “Ja u futa prapë, na ke jashtë, do bëhesh i fortë, mos u qurravit se je burrë!”.
Ndërkohë Arjolës teksa e përqafoi i tha, “Jam dobësuar i kam humbur dy kile”, ndërsa Big Brother nuk kurseu as lojërat! Teksa lojtarët duhet të ‘ngrinin’, Fifi ka mbetur në krahët e Ilirit teksa po e përqafonte!