Reperi i njohur dhe shumë i dashur për publikun MC Kresha do të bëhet baba për herë të dytë.
Lajmin e bukur e ka dhënë ai vetë në një intervistë me skype për D-Night në RTV Ora, teksa ndodhet në Kanada.
“Me bashkëshorten dhe gocën jam te miqtë. Jemi në pritje të një djali tani së shpejti”, tha ai.
Kujtojmë që ai dhe bashkëshortja e tij Erzina vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Iza.