KreuCelebrity

Rinis shkolla nesër, Kushi: Shpresojmë mos të kemi surpriza!

Ministrja e Arsimit Evis Kushi pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme foli për ndërprerjen e procesit mësimor për 3 ditë si dhe rikthimin e nxënësve e mësuesve nesër në shkolla.

Ajo tha se temperaturat ishin jo të zakonshme për një vend si Shqipëria dhe se vendime të tilla kanë marrë dhe Greqia e Turqia për shkak të motit, teksa uroi që kushtet atmosferike të mos ofrojnë surpriza të tjera që autoritetet të detyrohen të mbyllin shkollat.

“Lajmi i mirë është që nesër të gjithë nxënësit dhe mësuesit do të kthehen në shkolla, pasi sipas parashikimeve të motit do të ketë përmirësim të temperaturave. Temperaturat ishin jo të zakonshme për një vend si Shqipëria. Kjo nuk është një gjë që ndodh vetëm në Shqipëri. Ju jeni informuar që edhe Greqia i mbylli shkollat ditën e hënë për shkak të temperaturave, edhe Turqia ka bërë të njëjtën gjë.

Arsyeja nuk ka qenë vetëm problematika e ngrohjes në shkolla, por ne duhet të kemi kujdes që në momentin që nxënësit dalin nga shtëpia dhe duhet të marrim masa. Çerdhet dhe kopshtet janë në varësi të bashkisë. Bashkitë mund të marrin vendim, por nga ana tjetër prindërit nuk janë të detyruar t’i çojnë nëse shikojnë temperaturat e ulëta. Shpresojmë që kushtet atmosferike të mos ofrojnë surpriza të tjera që ne të detyrohemi të mbyllim shkollat. Por ishte e nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë”, tha ministrja.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF