KreuCelebrity

“Kam ruajtur lopët”, Arjola rrëfen historinë e saj të patreguar më parë!

Në shtëpinë e Big Brother VIP, u luajt këtë radhë me sekrete. Banorja nga Kosova, Egzona Rafuna, bëri një rrëfim mjaft të sinqertë.

Ajo tha se vite më parë, kishte ndihmuar nënën e saj që të pastronin shtëpi. Por mbrëmë, kur mbrëmë në spektakël u zbulua një gjë e tillë, pasi përfundoi emisioni, Egzona shpërtheu në lot, pasi mendoi se e ëma mund të ishte prekur nga fakti që ajo e zbuloi këtë sekret publikisht.

Arjola ishte një nga banorët që e ngushëlloi, duke i treguar një histori nga jeta e saj.

“Tre muajt e verës, kam ruajtur lopë në mes të qytetit, këto janë histori motivuese nuk duhet të ndjehesh keq kur i flet”, ka thënë aktorja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF