Dy ditë pasi solli në jetë fëmijën e tyre të tyre, bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvija, rrëfeu se cfarë përjetoi në ato momente. Ajo pranoi se asnjëherë më parë nuk kishte provuar dhimbje të tilla ( epo, si të gjitha gratrë në fund të fundit). Por në momentin kur mori Roelin në kraharor “përjetoi një lumturi aq të madhe, e kuptoi që jo çdo mundim të bën të vuash”.
“Ne jete s’kisha provuar ende te ndjesh dhimbje kaq te madhe ne trup por 1 uragan lumturie ne shpirt. Prej këtij momenti e vlerësova edhe 100 here me shume 1 femër pasi e përjetova vete ndjesinë qe inshallah çdo femër do e arrij dhe do e kaloj.
Operacioni cezarian nuk ishte i lehte, dhimbjet e forta dhe zgjimi pas anestezioni nuk ishin te përballueshme te paktën për mua por kur mora Roelin ne kraharor e kuptova se jo çdo dhimbje te dhemb, jo çdo mundim te bën te vuash. Ndonjëherë shpërblimi është shume i madh, është thesari qe ti e ke pritur gjithë jetën, është lutja e pranuar nga Allahu i Madhëruar.
Nuk është e lehte edhe te kesh 1 bebush kur ende nuk mu te ngrihesh mirë nga krevati, por s’do ta ndryshoja këtë me asgjë ne bote. Ne pamundësi për tja kthyer secilit urimet doja te ju falënderoja 1000 here e te ju uroja te gjitha te mirat e botes. Lutem qe Allahu i Madhëruar tua plotësoj ato copëzat e shpirtit, tua plotësoj dëshirat e zemrës suaj, tua ruaj shëndetin dhe familjen tuaj e te ju gëzoj me çka t’ju dojë shpirti. Ju faleminderit nga zemra sinqerisht”, ka shkruar ajo.