KreuCelebrity

Kevin i “Home Alone” drejt martesës!

Aktori i njohur Macaulay Culkin dhe partnerja e tij Brenda Song janë fejuar dhe së shpejti do të martohen, sipas burimeve pranë revistës “People”.

Ky lajm i bukur vjen 9 muaj pas ardhjes në jetë të djalit të tyre Dakota. Ata të dy nuk kanë bërë asnjë njoftim zyrtar për fejesën, por Song u pa me një unazë diamanti gjatë daljes së saj të fundit në Beverly Hills.

Culkin dhe Song fillimisht ndezën thashethemet për romancë pasi u takuan në xhirimet e Changeland në Tajlandë dhe u panë bashkë në korrik të 2017-s. Pasi i uroi mirëseardhjen Dakotës, Macaulay në një deklaratë të shkurtër tha për People: “Jemi shumë të lumtur”.

Kujtojmë që kjo do të jetë dasma e dytë e Culkin, pasi ai ishte i martuar më parë me Rachel Miner, nga viti 1998 deri në 2002-shin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF