KreuCelebrity

Xhoni takim romantik me Rominën, Anxhi flet me lot në sy!

Këtë javë Xhoni është takuar me Rominën, dhe kjo gjë është komentuar këtë të enjte në programin e përditshëm “Love Story Talk”.

Takimi mes tyre nuk është pritur aspak mirë nga Anxhi, me të cilën fronisti ka patur disa takime. “Xhoni përderisa gënjehet me një tas supë dhe ndryshon drejtim. Për puthje dhe gjëra më të mëdha sigurisht që do gënjehet. M’u duk një takim kot, i palëkundur do të kishte qenë nëse dilte me vajzat e tjera, por jo të ishte aq i afrueshëm sa ka qenë me mua. Nëse thoshte që për mua bënte gjithçka. Nuk mendoj se është lodhur, por po shkon aty ku e ka më të lehtë”, tha ajo.

Ndërkohë Sellma, e cila edhe ka patur takime me fronistin, u shpreh, “Takimi m’u duk i thjesht si ato kalamajtë e lagjes që luajnë me njëri-tjetrin. Pastaj Jonny dot’ i provojë të gjitha vajzat në takime.

Fronisti është treguar i revoltuar me të gjithë teksa takimi i tij me Rominën është komentuar, por në veçanti me Anxhin. Hyrja e Rominës duket se ka shkaktuar debate dhe marrëdhënia e Jonny me Anxhi është ‘krisur’, pasi fronisti që në takimin e parë me vajzën e re kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Biseda në studio:

Jonny: Ngeli duke më ulur mua. Do të dalësh ti mirë edhe unë keq. Goca do fitojë gjithmonë kundër burrit.

Anxhi: Jo e ke shumë gabim, unë nuk dua të dalësh ti keq.

Jonny: Po pse nuk flet kështu në prapaskenë?

Anxhi: Njësoj

Jonny: Këtu mendohesh 100 herë ça thua.

Anxhi: Normalisht që do e mendoj se këtu jemi në ekran.

Jonny: Do dalësh edhe ti keq, kjo është e vërteta Anxhi. Atë që më ke bërë ti dhe mami jot nuk ta harroj kurrë në botë. Mos më bëj lojëra këtu.

Anxhi: Jo nuk po të bëj asnjë lojë…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF