Dea dhe Kristi janë dy nga fronistët e programit të dashurisë “Love Story 2” në televizionin Klan.
Përballë tyre janë konkurrentët, djem dhe vajza, të cilën janë aty për të fituar zemrën e fronistëve. Por disa javë më parë Kristi dhe Dea i suprizuan të gjithë kur zgjodhën që të dilnin së bashku në një takim.
Ata së fundmi kanë qenë të ftuar për një intervistë në Klan News, ku kanë folur ndër të tjera edhe për takimin që ata patën me njëri-tjetrin.
Teksa moderatorja i pyeti se si ndodhi ky takim, Kristi tha, “kishim një interes për njëri-tjetrin dhe dolëm shumë e thjeshtë”, ndërkohë që për Dean ka qenë më e komplikuar. Ajo theksoi se ishte në një farë mënyre edhe provokim për kastin e vajzave dhe djemve për të parë se si ata do të reagonin. Gjithsesi të dy pranuan se takimi ishte pozitiv dhe shkoi shumë mirë.
Ndërkohë nëse mes tyre do të ketë në ‘dating’ tjetër, Kristi u shpreh i gatshëm për takimin e radhës, ndërsa Dea tha që nuk do të ketë më një të tillë mes tyre.
Mbetet për të parë në vijim se si do të zhvillohen romancat në programin e dashurisë “Love Story”…