KreuCelebrity

Nga mbajtja e maskës te certifikata e vaksinimit, hiqen kufizimet anticovid në Angli!

Duke filluar nga dita e sotme në Angli do të hiqen kufizimet e “planit B” të vendosura për shkak të variantit Omicron.

Qytetarët britanikë nuk do të jenë më të detyruar të mbajnë maska në ambiente të brendshme si dyqane dhe në transportin publik.

Gjithashtu nuk do të jenë të kufizuar të punojnë nga shtëpia, si dhe nuk do t’u duhet të tregojnë më certifikatat e vaksinimit për të hyrë në ambiente të brendshme apo për të udhëtuar.

Kujtojmë që javën e kaluar qeveria hoqi detyrimin për mbajtjen e maskave në shkollat e mesme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF