KreuCelebrity

Kim Kardashian dhe Pete Davidson darkojnë së bashku në shtëpinë e Jeff Bezos!

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë parë së bashku mes të ftuarve në darkën e Jeff Bezos të martën, konfirmon revista People.

41-vjeçarja dhe ylli i Saturday Night Live, 28 vjeç, hipën në makinën e Kardashian dhe qëndruan në vilën e miliarderit për orë të tëra përpara se të shiheshin duke mbërritur në hotelin e Davidson në Beverly Hills.

Darka e Kardashian me Bezos vjen pas takimit për kafe të hënën me Hillary Clinton dhe Chelsea Clinton në kafenenë Hot & Cool në Canoga Park.

People konfirmoi në fillim të kësaj jave se takimi ishte i lidhur me serialin e ardhshëm të Hillary dhe Chelsea në Apple TV+.  Sipas Deadline, shfaqja titullohet “Gratë e guximshme” dhe është frymëzuar nga romani “The Book of Gutsy Women”

Kujtojmë që darka në shtëpinë e Bezos vjen pas një serie daljesh të Kardashian dhe Davidson.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF