Në spektaklin e kësaj të martë në shtëpinë e “Big Brother VIP” është rikthyer ish-banorja Fifi për të surprizuar Monikën, me të cilën ka patur një marrëdhënie shumë të ngushtë. Mes lotësh, të dyja shkëmbyen përqafime dhe fjalë të ngrohta.
Më pas Fifi takoi edhe banorët e tjerë ku shumë emocionues ishte takimi me Donaldin, të cilit i uroi edhe fitoren.
Arjola ka mbetur e befasuar nga mbështetja që këngëtarja i ka dhënë aktorit. Në një bisedë me vajzat e tjera të shtëpisë ajo shprehet se nuk e kupton dashurinë e madhe që i ka lindur Fifit për Donaldin. Më tej, Arjola tha se ka qenë ajo dhe njerëz të tjerë që i kanë qëndruar pranë në momentet më të vështira.
“Një gjë më bën shumë çudi, dashuria e madhe kundrejt Donaldit. Fifi ndoshta ka pasur dikë shumë më afër se Donaldin dhe mendoj që në disa njerëz që ka pasur këtu brenda, duhet të jetë forca e tyre atje jashtë. Përjashtoj veten, se nuk më duhet fare kjo forcë. Por nuk më bën sens që nëse e do Monikën, duhet të mbështesë Monikën”, u shpreh ajo.