KreuCelebrity

Armina i jep “ultimatum” Shkëlzenit: “Dasma o këtë vit, o kurrë”!

Prej tetë vitesh në një lidhje me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Armina Mevlani ende nuk e ka veshur fustanin e bardhë. Planet e fundit të ciftit për të shkuar në altar, u anulluan për shkak të pandemisë.

Astrologia, Lorna Hysi e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Armina Mevlani është një nga moderatoret, i lexoi asaj fatin përmes letrave Tarot. Hysi tha se  do të ndodhë një ndryshim në jetën e saj, që mund të jetë edhe ndryshim statusi.

“Kjo nuk është karta më e mirë që mund të të bjeri The Tower, por mund ta interpretosh si një ndryshim të madh që do kesh në jetën tënde. Qoftë një mbyllje të një cikli, mund të jetë ndryshim pozitiv, mund të jetë ndryshim negativ, mund të jetë ndryshim statusi, ndryshim i diçkaje të re që do të ndodhi ose që ti po e pret”- u shpreh e ftuara.

Armina u përgjigj duke qeshur:  “Ndoshta dasma që ka tre vjet që s’po e bëjmë nga pandemia. Në qoftë se nuk e bëj edhe këtë vit, nuk e bëj më”!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF