Einxhel Shkira, një nga banoret më aktive në shtëpinë e Big Brother VIP, mbrëmjen e kësaj të enjte është rrëzuar dhe për pasojë ka lënduar krahun.
Së fundmi faqja zyrtare e formatit me anë të një njoftimi ka bërë me dije se banorja ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor, por do t’i duhet të marrë një trajtim më të specializuar ndaj do të dërgohet në spital.
Gjatë kësaj kohë lëvizjet e moderatores do të jenë të monitoruara nga kamerat. “Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”.
Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat.
Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë”, thuhej më tej në postim.




Horoskopi ditor, e premte 28 janar 2022









Kristi dhe Dea sërish në një ‘dating’?


Arjola e zhgënjyer nga Fifi? Ja arsyeja!




Kevin i “Home Alone” drejt martesës!
