KreuCelebrity

Në një lidhje te re dashurie? Kush është mashkulli misterioz në makinë me Fifin!

Pasi i dhanë fund të dy aludimeve mbi një romancë mes tyre, Fifi dhe Granit Cana duket se mbetën miq të mirë edhe jashtë shtëpisë së Big Brother.

Por këngëtarja së fundi i ka hutuar përsëri fansat e saj. Në Instastory ajo postoi një video, ku shihej në makinë duke shtrënguar duart me një djalë, identitetin e të cilit nuk e tregon.

Në sfond dëgjohet balada e njohur e Calum Scott, “You are the reason”, dhe kjo ka shtuar dyshimet mund të bëhet fjalë për një romancë të re.

Fifi e fshiu më pas videon, e nuk ka bërëmë asnjë koment mbi aludimet që lindën prej këtij postimi. Ajo qëndroi në BBV rreth 50 ditë, por në një moment rëndimi të gjendjes psikologjike, vendosi të largohej.