KreuCelebrity

Si qëndron e vërteta e lidhjes së Brad Pitt me këngëtaren Lykke Li!

Aktori i njohur Brad Pit dhe muzikantja Lykke Li po përfliten se kanë nisur një romancë së bashku.

Një raportim për “The Sun” pretendon se Lykke jeton vetëm tri minuta larg tij, duke e bërë më të lehtë romancën e përfolur për t’u mbajtur sekret.

Por pavarësisht se ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit kohët e fundit, një burim thotë për E!News se Brad Pit dhe Lykke Li janë miq dhe në fakt nuk është se kanë kaluar shumë kohë bashkë.

Ndërkohë edhe një i njohur, i afërt me aktorin ka thënë se, “Ajo është një mikeshë e mirë për të. Lykke Li është interesante dhe unike. Atij i pëlqen të mësojë gjëra të ndryshme prej saj. Ata kanë dalë bashkë, por janë thjesht miq”.

Mbetet për t’u parë në vijim se si qëndron realisht e vërteta pasi deri më tani vetë dyshja ka preferuar të mos japë asnjë koment lidhur me lajmet që po qarkullojnë..

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF