KreuCelebrity

Vuajti torturat e komunizmit, ndërron jetë në moshën 89-vjeçare Dom Gjergj Simoni!

Dom Gjergj Simoni ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Lajmi për humbjen e tij është bërë i ditur në rrjetin social Facebook nga Famullia Grudë e Re.

“Të dashur Besimtarë, sot me datë 28 janar 2022, kaloi n’Amshim, Dom Gjergj Simoni, nji ndër dëshmitarët dhe bashkëvujtës me Martirt tanë gjatë kohës së komunizmit. Pushofsh n’Lumninë e Krishtit t’Cilit ja kushtove tanë jetën tande, i dashtun Dom Gjergj, vazhdo e lutu për ne e për Kishën n’Shqipni”, shkruhej në postim.

Dom Gjergj Simoni ishte një nga dëshmitarët dhe bashkëvuajtësit me martirët gjatë kohës së komunizmit. Ishte i fundit ndër meshtarët, dëshmitar i asaj që kaluan në burgjet famëkeqe të regjimit komunist klerikët shqiptarë.

Edhe ai vetë vuajti burgun, ndërsa si dëshmi la dhjetëra botime e intervista mbi atë periudhë të errët. Në vitin 1991 ishte ndër të parët meshtarë që u shugurua nga Selia e Shenjtë, ku nisi të bëjë shërbimin në disa famulli.

Don Gjergj Simoni lindi në qytetin e Shkodrës më 8 dhjetor 1933.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF