KreuCelebrity

Ekskluzive/ Einxhel Shkira sapo doli nga salla e operacionit, ja gjendja e saj!

Einxhel Shkira ka qenë në qendër të mediave rozë gjatë ditës së sotme pasi mbrëmjen e kësaj të enjte pësoi një incident të rëndë në shtëpinë më të famshme, nga i cili për pasojë theu krahun.

Asaj iu desh të dilte nga shtëpia e “Big Brother VIP” për të marrë një trajtim më të specializuar në spitalin Hygeia, ku dhe më pas për shkak të gjendjes së saj shëndetësore iu nënshtrua një operacioni.

Burime ekskluzive për revistën BORDO mësojnë se moderatorja sapo ka dalë nga salla e operacionit dhe çdo gjë shkoi shumë mirë.

Mësohet gjithashtu se Einxhel është zgjuar dhe tani po e çojnë në dhomë, ku do të jetë në vëzhgimin e kujdesshëm të mjekëve të shkëlqyer të Hygeias.

Kujtojmë që moderatoja është shoqëruar nga kamerat e “reality show” pasi ajo do t’i rikthehet lojës në BBV.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF