KreuCelebrity

Einxhel Shkira i nënshtrohet operacionit pas incidentit në “Big Brother VIP”!

Einxhel Shkira pësoi një incident të rëndë mbrëmjen e kësaj të enjte në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Moderatorja lëndoi rëndë krahun gjatë një loje të improvizuar nga Iliri në shtëpinë e famshme.

Pasi mori ndihmën e parë nga mjekët në shtëpi, produksioni lajmëroi se ditën e sotme është dërguar për trajtim të specializuar në spitalin Hygeia.

Ndërkohë vetëm pak minuta më parë produksioni njofton se pas ekzaminimit që doktorët i kanë bërë Einxhel, kanë vendosur që ajo të bëjë një ndërhyrje. Ajo do të qëndrojë nën kujdesin mjekësor dhe nën vëzhgimin e kamerave për aq kohë sa do të nevojitet.

Kujtojmë që gjatë gjithë natës së kaluar pranë Einxhel ka qëndruar Donaldi, pavarësisht debateve të ashpra që kanë patur javët e fundit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF