Shërbimet sekrete gjermane kanë njoftuar se grupi kinez i hakerëve APT 27 ka nisur të sulmojë kompanitë gjermane në disa sektorë përfshirë edhe ato të industrisë farmaceutike dhe të teknologjisë.
Enti Federal për Mbrojtjen Kushtetuese (BfV) tha në një deklaratë se APT 27 kishte përdorur një variant malëare për të sulmuar kompanitë tregtare, por nuk dhanë informacione specifike për kompanitë apo institucionet e sulmuara nga hakerat, raporton DW.
Shefat e shërbimeve sekrete thanë se hakerat gjithashtu mund të përpiqen të depërtojnë në rrjetet e klientëve dhe ofruesve të shërbimeve.
Kujtojmë qw Administrata e Bidenit fajësoi në korrik zyrtarisht Kinën për hakerim masiv të softuerit të serverit të emailit Microsoft Exchange. Shtëpia e Bardhë në një deklaratë tha se hakerët kriminelë të lidhur me qeverinë kineze kishin kryer sulme ransomëare dhe aktivitete të tjera të paligjshme.







Horoskopi ditor, e premte 28 janar 2022









Kristi dhe Dea sërish në një ‘dating’?


Arjola e zhgënjyer nga Fifi? Ja arsyeja!

