KreuCelebrity

Aktorja e famshme nuk njihet më, transformim drastik që kur la aktrimin!

Bridget Fonda rrëmbeu zemrat e adhuruesve të kinemasë në vitet 90` me pamjen dhe talentin e saj. Bridget, pjesë e dinastisë së famshme hollivudiane Fonda që përfshin gjyshin e saj, Henry, babain Peter dhe hallën, Jane, aktrimin e kishte në gjak. Por ajo shkëlqeu edhe me bukurinë e saj e sidomos trupin e gjatë e të hollë, me forma perfekte.

Nëse do ta shikonit tani në rrugë, megjithatë, nuk do ta njihnit. Sot 58 vjece, Bridget është transformuar krejtësisht. Herën e fundit kur u shfaq në publik në 2009-tën, në premierën e filmit Inglorious Basterds, ajo ende kishte ruajtur linjat e saj të admirueshme.

Por mbi një dekadë më vonë, ajo ka shtuar në peshë në një mënyrë gati të pabesueshme.

Me flokët e palyer, pa make dhe mjaft e shëndoshur, vështirë të dalloje bukuroshen që la dikur gjurmen e saj në parajsën e filmit.

Halla e saj, Jane Fonda në të njëjtën kohë, edhe pse në moshë të madhe, nuk dorëzohet përpara kileve të tepërta, por vazhdon të ruajë me stoicizëm të njëjtën peshë.