KreuCelebrity

“Ishe e re, c`do bëjë Dagzi pa ty”: Banorët tallen me Einxhel pasi theu krahun!

Një lojë e improvizuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, i ka kushtuar shrenjtë Einxhel Shkirës. Moderatorja u rrëzua keq e theu krahun. Me dhimbje të mëdha, ajo u dërgua në spital për t’iu nënshtruar një operacioni.

Banorët e morën me shaka dhe të qeshur situatën, ku madje nisën t’i bënin dhe ‘homazhe’ Einxhelit. Teksa qëndronte e shtrirë në krevat, ata i hidhnin lule sipër, e bënin sikur vajtonin me fjalët: “Po ishe e re…”, “Dagzi do rri pa martuar…”, “Po çfarë do bëj Dagzi pa ty moj motër…”.

Veprimi i tyre u komentua gjerësisht në rrjet. Disa qeshën me të, të tjerë e kritikuan.

Banorët në fillimin e morën si me shaka situatën e Einxhelit, por më pas u angazhuan ta ndihmojnë, madje edhe Donaldi që kishte pasur konflikte me të.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF