Në 86 vjetorin e tij të lindjes, Vera Grabocka, publikisht, mesazhin e urimit gjigandit të letrave shqiper Ismail Kadare, zgjodhi t`ia bënte ndryshe. Pa fjalë, por me një video te shkurtër e mjaft të bukur, ku shihen të dy më të rinj në një event, imazhe që dëshmojnë qartë edhe miqësinë e bukur që ekziston mes tyre.
“Ditëlindja e gjeniut”, ka shkruar regjisorja e njohur në krah të videos.
Vite më parë, pikërisht në ditëlindjen e shkrimtarit të madh shqiptar,publicisti i njohur austriak, Karl-Markus Gauss thoshte në Süddeutsche Zeitung se ishtë pikërisht Ismail Kadare ai që e bëri letërsinë shqiptare-pjesë të letërsisë botërore. “Romanet e tij ngritën lart krenarinë e shqiptarëve, durimin në vuajtje të një populli të vogël, i kërcënuar disa herë nga shpërbërja në historinë e tij, një populli, të cilin ai e vlerëson si ‘popullin më rebel në botë….fryma e rebelimit ishte kaq e përhapur dhe e pandryshueshme si klima e vendit.'”
Süddeutsche Zeitung e vlerëson Kadarenë si një “autor patriotik i vendosur, i cili me mjetet e letërsisë moderne kërkon të rimarrë dhe vazhdojë një mision të vjetër të epikës. “Fakti që Kadare shkrin në një magjinë dhe realizimin, nuk ka të bëjë vetëm me brumosjen e tij artistike dhe talentin, por edhe me vendlindjen e tij, së cilës ai i kushtohet me një fuqi të admirueshme që prej 60 vjetësh. Nga magjia dhe realizmi kanë dalë vepra grandioze si Kronikë në gur, e botuar në 1971 në shqip dhe më pas e sjellë në gjermanisht nga Joachim Röhm.”