KreuCelebrity

Dj Dagz me lotë në sy, Einxhel komenton të qeshurat e banorëve pas rrëzimit të saj!

Ndërhyrja që bëri Einxhel pas aksidentit në shtëpinë e Big Brother, përfundoi me sukses. Ajo vetë foli nga spitali duke thënë se ndihet mirë. Ndërkohë, pati reagime të forta në rrjet për të qeshurat e banorëve pavarësisht faktit që ajo u dëmtua e po vuante.

Einxhel u përpoq t`I shfajësonte. Ajo tha se nuk ishte  faji i tyre sepse po përpiqej të mos bënte panik pavarësisht dhimbjeve.

“Jam shumë mirë, sidomos pas make up dhe rregullimit të flokëve. Më ka marrë shumë malli që tani. Doja të shpjegoja pjesën e të qeshurës. Nuk është faji i banorëve, në momentin që ndodhi nuk doja të përhapja panik, as të merakoseshin familjarët.  Rezultoi që kisha bërë shumë mirë që nuk kam lënë njeri të ma prekë se ia lehtësova punën doktorit. Kur doktori më tha që do më vinte allçi thashë që është lajm i bukur për Donaldin se mezi po pret ta pikturojë dhe kam ardhur deri në spital me frutat e ngrira që më dha Iliri. Nuk jam e surprizuar se e di sa njerëz të mirë janë të gjithë”, tha Einxhel.

Ndërkohë, Dj Dagz me lotë në sy tha se është ndjerë i pafuqishëm kur e ka parë se çfarë ka ndodhur. “Nuk kisha mundësi ta ndihmoja, ndaj u ndjeva I pafuqishëm … Të dua shumë dhe bëhu e fortë”, kanë qenë fjalët e tij.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF