KreuCelebrity

“Në shtëpi nuk i kam kushtet”, Einxhel rrëfen pse u kthye në BBV!

Einxhel Shkira javën e kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP” pësoi një incident ku për pasojë theu krahun.

Ajo u dërgua në spitalit ku edhe mori një trajtim më të specializuar dhe u fut në operacion. Moderatorja e përfundoi me sukses ndërhyrjen kirurgjikale dhe gjatë ‘live show’ Einxhel ka komunikuar me publikun dhe banorët përmes një lidhje live nga ambientet e spitalit.

Të gjithë banorët janë kujdesur për Einxhel, pas kthimit të saj në shtëpi. Ndërkohë, gjatë një bisede mes banorëve, ajo u rrëfye pse nuk shkonte dot në shtëpi pas incidentit, duke iu referuar sëmundjes së mamasë së saj, e cila ka thyer këmbën.

“Ata këtej kujdesen për mamin, këtej do kujdeseshin për mua. Një e kanë që nuk ecën nga këmba, do më kishin dhe mua…Në spital nuk kisha qejf të rrija, në shtëpi…kujt t’i shkoja në shtëpi? Nuk i kanë kushtet për të mbajtur një të sëmurë se e kanë një”, është shprehur ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF