Kanye “Ye” West dhe Julia Fox po i çojnë shfaqjet e tyre publike të dashurisë në një nivel të ri.
Reperi Donda, 44 vjeç, dhe aktorja e Uncut Gems, 31 vjeç, u shfaqën në llogarinë Instagram të fotografit Danielle Levitt të premten, duke u puthur me gojë hapur, ndërsa Fox kishte mbajtur krahët e saj rreth shpatullave të West.
Sipas mbishkrimit të fotos, dyshja ishte në një darkë në Paris, Francë, me personalitete të tjera të cilët shiheshin në fotografitë e tjera të postuara duke përfshirë Mos Def si dhe Pusha T.
Kujtojmë që West njoftoi premierën e albumit muajin e ardhshëm, i cili është vazhdim i albumit “Donda” të vitit të kaluar. Sipas një postimi të së enjtes në Instagramin e këngëtarit “Gold Digger”, Donda 2 do të debutojë më 22 shkurt.