KreuCelebrity

A do të rikthehet Einxhel brenda shtëpisë së BBV-së? Vjen njoftimi nga produksioni!

Moderatorja Einxhel Shkira do të rikthehet shumë shpejt brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Njoftimi është bërë nga faqja zyrtare e “reality show” të cilët të njoftojnë se pas konsultimit me ekipin mjekësor Einxhel është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të rikthehet në garë duke iu bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Banorja Einxhel Shkira ka përfunduar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale për shkak të një dëmtimi që pësoi në krahun e saj gjatë lojës që po bënte me Ilirin.

Gjatë mbrëmjen e kësaj të premte moderatorja ka komunikuar me publikun dhe banorët përmes një lidhje live nga ambientet e spitalit. Por sigurisht që nuk ka munguar as një përshëndetje me Dagz, i cili ndodhej në studio dhe është shprehur tejet falënderues për banorët që u përkujdesën për Einxhel, ndërsa i thotë kësaj të fundit që e do shumë dhe se po e pret jashtë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF