KreuCelebrity

Shkeli rregullat e programit, dënohet Donald Veshaj!

Shkeli rregullat e programit, dënohet Donald Veshaj!

Mozzik hyri dje në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” dhe performoi për banorët, ndërsa shprehu hapur mbështetjen për Donaldin duke i uruar fitoren. Aktori e shoqëroi brenda ambienteve të shtëpisë, ku edhe folën me njëri-tjetrin.

Por hyrja e reperit shkaktoi edhe polemika për thyerje rregullash dhe dhënie informacioni.Kështu, produksioni vendosi të dërgojë një zarf të zi brenda shtëpisë, duke dënuar Donaldin.

Në zarg u tha se ai theu rregullat e programit, duke marrë informacione nga jashtë me hyrjen e Mozzik, dhe faktin që e shoqëroi reperin pa leje  nga produksioni. Kyi  fundit e theksoi se Mozzik, i cili ka miqësi ne Donaldin, duhet thjesht të argëtonte banorët e jo të shprehte mbështetjen e tij.

Dënimi për Donaldin do të zbulohet ditën e martë, në “PRIME”-n e rradhës të “Big Brother VIP”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF