KreuCelebrity

“Më acaronte shumë”, Arbana dhe Ermali flasin për marrëdhënien e tyre si kolegë

Arbana Osmani dhe Ermal Mamaqi ishin këtë të diel në programin “Ëndërrtjerrësit”, ku ata kujtuan momente nga eksperienca e tyre të parë në “Top Select”.

Teksa kujtonin momentet gazmore, Arbana rrëfeu edhe keqkuptimet dhe konfliktet e shumta që ata kishin gjatë prezantimit që vinin si pasojë e batutave të shumta të Ermalit që mesa duket e acaronin moderatoren.

“Unë me Ermalin ziheshim shumë si në kamera, ashtu edhe jashtë kamerave. Unë e merrja shumë seriozisht prezantimin, ndërsa Ermali bënte shumë batuta. Më dukej sikur ja hiqte të gjithë rëndësinë programit me batuta dhe më acaronte shumë”, tha ajo mes të qeshurash.

Më tej Ermali rrëfeu se nuk ishte i pëlqyer nga kolegët madje donin që ta hiqnin, por ai tha se pëlqehej nga Tani i Topit dhe kjo gjë nuk ndodhi.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF