KreuCelebrity

U hodh nga një ndërtesë në Nju-Jork, ish-Miss SHBA Cheslie Kryst vdes në moshën 30-vjeçare

Miss SHBA 2019 Cheslie Kryst ka vrarë veten duke u hedhur nga një gradaçelë në New York mëngjesin e kësaj të diele.

Katër orë para ngjarjes tragjike, 30-vjeçarja kishte bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruante, “Kjo ditë ju sjelltë prehje dhe paqe”.

Kryst, e cila fitoi konkursin e më të bukurës në SHBA ushtronte profesionin e avokate. 30-vjeçarja u hodh nga tarraca e pallatit ku ajo banonte.

Ajo është parë për herë të fundit nga dëshmitarët në katin e 29-të të një pallati. “Me dhimbje të madhe, njoftojmë ndarjen nga jeta të Cheslie. Ajo frymëzoi njerëzit në mbarë botën me bukurinë dhe forcën e saj. Ajo ishte një njeri i kujdesshëm, që dhuronte dashuri”, njoftoi familja e saj në një deklaratë për mediat e huaja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF