Një prezantim i shkurtër nga Ortodontja e Specializuar Dr. Luela Mamaj
Sistemi i drejtimit të dhëmbëve me maskerinat transparente është komod, estetik, rezultativ në rastet kur mjeku ortodont vendos me saktësi indikacionin e duhur për përdorimin e tyre. Maskerinat përdoren në: korrigjimet e kafshimeve, drejtimin e dhëmbëve dhe mbylljen e hapësirave.
Mjeku në bashkëpunim me laborantin projekton lëvizjet e duhura dentare në mënyrë që sistemi të jetë eficent. Kjo realizohet nëpërmjet një software që imiton lëvizjet e dhëmbëve nëpërmjet një video ilustruese, ku pacienti e shikon paraprakisht rezultatin përfundimtar.
Në bazë të anomalisë vendoset dhe numri i maskerinave, dhe duke qenë se ndërrohen çdo 3 javë përcaktohet dhe kohëzgjatja e trajtimit. Sistemi vetaktivizues së bashku me datat që në përcakton ortodontja, bën që pacienti mund ta marrë kitin me vete për të vazhduar terapinë.
Për të patur sukses duhet bashkëpunimi me pacientin, pasi duhen mbajtur 22 orë në ditë.
Sistemi kontrollohet në detaj nga mjekja ortodonte e specializuar. Laborantja e trajnuar për maskerinat tranparente dhe gjithçka prodhohet në laboratorin tonë dhe mbikëqyrje maksimale.
Maskerinat transparente i gjeni në BioDent me 50% ulje.. Nxitoni..