KreuCelebrity

Nick Cannon në pritje të fëmijës së tetë!

Nick Cannon do të bëhet baba për herë të tetë. Ylli televiziv organizoi një festë me Bre Tiesi në Malibu, Kaliforni, për zbulimin e gjinisë së bebit të tyre.

Fotot nga festa tregojnë Cannon, 40 vjeç dhe Tiesi shtatzënë, 30 vjeç, festuan së bashku me një grup të vogël miqsh dhe të rrethuar nga tullumbace rozë dhe blu.

Në fotografitë e publikuar u kuptua se Tiesi është në pritje të një djali. Ky do të shënojë fëmijën e parë për Tiesi. Përfaqësuesit e Cannon dhe Tiesi nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së medieve të huaja për koment.

Kujtojmë që në muajin dhjetor, Nick humbi djalin e tij më të vogël, Zen, të cilin e kishte me modelen Alyssa Scott. Ai ndërroi jetë nga kanceri në tru, ndërsa ishte vetëm pesëmuajsh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF