I ftuar në “Ora News”, ish-konkurrenti i ‘’Për’puthen’’ Markeliano Peti foli rreth eksperiencës së tij në emision dhe moderatores Bora Zemani. Ai duket kishte akumuluar mjaft pakënaqësi. Peti u ankua për diferencime mes konkurrentëve, ndërsa Bora “mezi u thoshte miremëngjes”.
“Jo. S’kam pasur asnjëherë marrëdhënie. Nuk ruaj kontakte. As asokohe nuk kisha, vetëm një gocë që merrej me ne tek grimi që na ndihmonte. S’kam pasur komunikime me stafin, as moderatorja Bora Zemani mezi na fliste, edhe mirëmëngjesin e thoshte me zor. Nuk më pëlqen pjesa që kur je dikushi dhe nuk i respekton të gjithë njësoj. Kishte diferencime mes konkurrentëve. Dikush që është bërë personazh aty mendon se mund të kishte fije logjike më shumë se dikush tjetër, përshembull ke persona aty në studio që janë shumë shumë më të mire.”, u shpreh 27 vjeçari.
Për sa i përket eksperiencës në emisionin e dashurisë. Ai megjithatë thotë se ishte një eksperiencë e bukur për të pavarësisht se nuk arriti të krijonte lidhje. “Ishte një nga eksperiencat më të bukura. Gjëja më bukur në atë emision ishte që krijova një shoqëri shumë të mirë. Gjatë kohës aty kam lënë shumë gjëra të miat, prandaj ika. S’u përputha. Në fillim mendova se do më happen shumë dyer, por kemi pak prioritet..”, u shpreh ai.