KreuCelebrity

Rihanna është shtatzënë, këngëtarja pret fëmijën e saj të parë!

Rihanna është shtatzënë, thotë revistë People, dhe fotot e publikuara prej saj nuk lënë vend për dyshime! Këngëtarja 33 vjecare shihet aty me barkun e rrumbullakosur, në pritje të fëmijës së saj të parë .

Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky u fotografuan në rrugët e New York-ut dhe dukeshin më të lumtur se kurrë.

Ajo kishte veshur një palë xhinse të gjera me bel të shkurtër, ndërsa sipër mbante një pardesy rozë të mbërthyer vetëm në pjesën e gjoksit, cka lejonte barkun që të ekspozohej.

Është e qartë pra se dyshja deshi që ta ndante me të gjithë lajmin e gëzueshëm, dhe zgjodhën këtë mënyrë për ta bërë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF