KreuCelebrity

Antonela Berisha shkon në Sanremo: “Gati të magjepsë audiencën italiane”!

Nga Për`puthen e Big Brother, në Sanremo: rrugëtimi televiziv i Antonela Berishës, nuk duket aspak keq! Ishte ajo vetë që publikoi detajet në rrjetet sociale, pasi lajmi u publikua në mediat italiane.

“Kumbara e javës do të jetë ylli ndërkombëtar Antonela Berisha, prezantuesja shqiptare pjesëmarrëse në edicionin e fundit të Big Brother VIP e cila është zhvendosur në Itali që prej vitit 2010 dhe më pas është kthyer në atdhe në vitin 2019 pas diplomimit për të drejtuar programe të suksesshme dhe për t’u bërë ikonë mode dhe në rrjete sociale. Tashmë showgirl-ja bukuroshe është gati të magjepsë edhe audiencën televizive italiane, duke nisur nga të ftuarit e Sanremo 2022”, thuhet në shkrim.

Festivali i muzikës Sanremo do të nisë të martën më 1 shkurt dhe do të përfundojë të shtunën më 5 shkurt, dhe tani jemi mjaft kureshtarë të shohim nëse Antonela do të jetë vërtet aty.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF