
Einxhel dhe Beniada kanë diskutuar trekëndëshin e dashurisë Bora-Donald-Beatrixm dhe duket se vajzat mendojnë që aktori I humorit nuk e kishte harruar ende moderatoren, edhe pse Einxhel e ka parë më shumë si takim lamtumire.
Einxhel: Nuk më është dukur një takim pajtimi
Beniada: Unë e pashë si një takim, për të mbyllur një kapitull dhe për të nisur një kapitull të ri. Se në momentin që ti e puth vajzën e huaj… po ti a ishe aty, unë e kam parë se isha afër Donaldit, e shikoja se dridhej, me sy të skuqur, kur e ka parë…
Einxhel: Ka qenë një person për të cilin ka pasur ndjeshmëri. Ndoshta e ka kuptuar që ai ishte fundi, ti do të nisësh një emocion të ri
Beniada: Po do që ta lësh mbrapa nuk i çon një varëse.
Më pas ato e komentuan lidhjen e Donaldit me Beatrixën.
Beniada tha se Donaldi e ka kuptuar se lidhja me Borën ka përfunduar, kur ka filluar t’i pëlqejë Beatrixa, ndërsa Einxhel tha se njohja me Trixën për Donaldin ishte një “boom” shprese.