KreuCelebrity

“Bota është më e bukur nga..”, Arbana Osmani dhe Luana Vjollca thumbojnë njëra-tjetrën në rrjetet sociale!

Dy moderatoret e njohura Arbana Osmani dhe Luana Vjollca patën një përplasje me njëra-tjetrën muaj më parë për shkak të formatit “Big Brother VIP”.

 

Që atëherë të shumta kanë qenë rastet kur dy moderatoret kanë thumbuar njëra-tjetrën në rrjetet e tyre sociale. Së fundmi Luana ka publikuar një video nga dokumentari i Georgines në rrjetin e saj social Instagram, dhe krah saj ka shkruar “Zoti ju bekoftë”.

Nga ana tjetër rreth 1 orë më pas Arbana përkrah një foto të dokumentarit “Iam Georgina” shkroi, “S’kam fjalë për këtë. E pashë vetëm 15 minuta”, duke lënë të kuptuar që dokumentari nuk i ka pëlqyer, ndryshe nga Luana.

Më pas përkrah një fotografie nga filmi “Triumph”, moderatorja shkroi, “Na e rregulloi shijen Eduart Grishaj pas Giorginës”.

Dhe Luana nuk e ka lenë me kaq, ka zgjedhur që përkrah një videoje edhe ajo të japë një mesazh thumbues i cili dukshëm i drejtohet Arbanës, “Gjumë të ëmbël veç për njerëzit që kanë përherë diçka të mirë me thënë, bota është më e bukur nga ju”. /bordo.al

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF